Transmetuar më 12-02-2026, 08:12

Çmimet jashtëzakonisht të larta të biletave për turneun botëror “Together, Together” të vitit 2026 të Harry Styles kanë zemëruar fansat e tij, ndërsa burime pranë artistit thonë se ai nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për këtë

Harry Styles ndodhet në qendër të reagimeve për shkak të çmimeve të biletave të turneut botëror “Together, Together” 2026, me disa vende që – sipas raportimeve – tejkalojnë 1.000 dollarë. Në Londër, madje, shumat janë edhe më të larta krahasuar me koncertet e tij të vitit 2023.

Pavarësisht thirrjeve publike për një reagim ose për ulje çmimesh, informacione nga rrethi i Harry Styles bëjnë të ditur se ai nuk ka ndërmend të kërkojë ndjesë. Logjika, sipas asaj që përcillet, është se në industrinë muzikore të sotme turnetë përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave për artistët.

Styles e konsideron plotësisht të drejtë të shpërblehet në bazë të vlerës së tregut të emrit të tij – ashtu si edhe të gjithë ata që punojnë për realizimin e shfaqjeve të tij. Turnetë, theksohet, kërkojnë buxhete gjigante që përpara se të shitet bileta e parë.

Në ekipin e tij përfshihen dhjetëra bashkëpunëtorë – nga stilistë dhe teknikë, deri te personel sigurie dhe staf administrativ – të cilët, siç nënvizohet, duhet të paguhen në përputhje me përmasat e prodhimit.

Sa i përket stilit të jetesës së tij, të njëjtat burime thonë se ai nuk ndjen asnjë nevojë të justifikojë zgjedhjet personale. Udhëtimet private, rezidencat luksoze dhe shpenzimet e nivelit të lartë konsiderohen prej tij si pasojë e natyrshme e suksesit.

“Ai nuk e detyron askënd të blejë biletë”, thuhet se shprehet burimi, me argumentin se kërkesa përcakton çmimin – dhe ai thjesht vepron brenda kësaj logjike.

Me informacione nga: International The News

Foto nga profili publik në Facebook

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit