Transmetuar më 11-02-2026, 23:02

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e qeverisë “Kurti 3”, duke i dhënë mandatin Albin Kurtit për drejtimin e ekzekutivit në legjislaturën e re. Qeveria u miratua me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

Më herët gjatë seancës, Kurti prezantoi përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i cili do të përbëhet nga 19 ministri, katër më shumë se në mandatin e kaluar. Pas votimit, ministrat e rinj bënë betimin para deputetëve të Kuvendit.

Seanca e jashtëzakonshme u shpall e mbyllur nga kryeparlamentarja e sapozgjedhur, Albulena Haxhiu.

Në përbërjen e re të qeverisë, ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gjatë fjalës së tij, Kurti paraqiti prioritetet e mandatit të ri, duke theksuar forcimin e sektorit të mbrojtjes. Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme do të investohen 1 miliard euro në mbrojtje, do të rritet numri i ushtarëve dhe oficerëve, do të funksionalizohet fabrika e municionit, do të zhvillohet industria ushtarake dhe do të prodhohen dronë luftarakë “Made in Kosova”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit