

Qeveria ka reaguar pas kallëzimit që aktorja Anila Bisha ka depozituar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon pezullimin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.
Ka qenë drejtoresha e Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, e cila ka bërë të ditur qëndrimin e palës tjetër në këtë proces. Hasa është shprehur se qeveria e sheh këtë si një të drejtë ligjore të ushtruar nga Bisha, por e konsiderojnë pretendimin e ngritur nga ajo si të pabazë.
Ajo theksoi se Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik, ku qytetarët kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore kundër qeverisë, ndërsa vlerësimi përfundimtar i takon gjykatës.
“Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik, ku qytetarët kanë të drejtë të mendojnë dhe të veprojnë përmes mekanizmave ligjorë kundër qeverisë. Në këndvështrimin tonë pretendimi s’ka asnjë bazë, por i mbetet gjykatës ta vendosë kush ka të drejtë”, u shpreh Hasa për Politiko.al.
Çështja nisi pasi aktorja e njohur Anila Bisha paditi Këshillin e Ministrave dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të ministres Diella. Sipas padisë, Bisha përfaqëson zyrtarisht zërin dhe imazhin e Diellës, në bazë të një kontrate bashkëpunimi 1-vjeçare të nënshkruar një vit më parë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






