Transmetuar më 11-02-2026, 20:54

Elbasani është mposhtur 0-1 nga Partizani në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës, takim i vendosur nga një penallti e shndërruar në gol nga Skuka në minutat e fundit.

Pas përfundimit të sfidës, klubi elbasanas ka reaguar përmes një komunikate zyrtare, duke kundërshtuar 11-metërshin e akorduar dhe duke e cilësuar atë si të diskutueshëm.

Sipas klubit, që nga muaji janar i këtij viti ndaj Elbasanit janë dhënë katër penallti kundër, të cilat, sipas tyre, kanë qenë tepër të diskutueshme. Rasti i fundit, ai në përballjen ndaj Partizanit, konsiderohet nga drejtuesit si një vendim që ka ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën dhe rezultatin e takimit.

“Si klub, ndihemi të cenuar nga vendime të përsëritura, shumë të diskutueshme dhe jo korrekte të arbitrave, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve tona”, thuhet në reagimin e Elbasanit.

Klubi i ka bërë thirrje Kolegjiumit të Arbitrave dhe gjyqtarëve që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet, duke theksuar se respekti për garën dhe drejtësinë sportive duhet të jetë mbi gjithçka.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit