Transmetuar më 11-02-2026, 19:46

Era e fortë ka shkaktuar një incident rrugor në aksin Korçë–Kapshticë, ku rimorkioja e një kamioni në lëvizje është shkëputur dhe ka përfunduar në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. Sipas policisë, rimorkioja është shkëputur si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike dhe ka goditur një automjet tjetër që po qarkullonte në të njëjtin aks.

Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Si pasojë e incidentit, qarkullimi i mjeteve është bllokuar përkohësisht në një sens të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e situatës. Gjithashtu pritet ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për largimin e rimorkios nga rruga dhe rikthimin e plotë të qarkullimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit