

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka dorëzuar sot Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Njoftimi është bërë nga deputetja Arbërie Nagavci, në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, propozimi bazohet në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me dispozitat kushtetuese.
“Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka deklaruar Nagavci.
Pas këtij hapi, pritet që Presidentja të ndërmarrë procedurat përkatëse për mandatin e formimit të qeverisë, ndërsa Kuvendi do të mblidhet për votëbesimin e kabinetit të ri qeveritar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






