Transmetuar më 11-02-2026, 19:22

Një përleshje masive mes dy grupeve të rinjsh shqiptarë ka ndodhur në qendër të Athinës, ku u përfshinë rreth 26 persona. Sipas mediave greke, incidenti ka ndodhur në dy episode të ndara brenda së njëjtës zonë.

Si pasojë e konfliktit, tre persona mbetën të plagosur rëndë nga goditjet me thikë. Gjatë përplasjes, të përfshirët kanë përdorur gjithashtu shkopinj dhe leva.

Sipas Prothotema.gr, të arrestuarit kanë deklaruar para Policisë së Sigurisë së Athinës se shkak i sherrit ishte një vajzë. Megjithatë, autoritetet dyshojnë se motivi i vërtetë i ngjarjes lidhet me aktivitetin e trafikut të drogës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të dyshuarve, policia ka sekuestruar 97 gramë kanabis të papërpunuar, 52 gramë kokainë, 51 gramë metamfetaminë si dhe gjashtë thika.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit