Transmetuar më 11-02-2026, 18:44

KOSOVË- Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo e nisi mandatin e saj me një fjalim para deputetëve, gjatë të cilit theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Haxhiu shtoi se detyra e saj kryesore do të jetë të sigurojë që Kuvendi të funksionojë me dinjitet dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

“Të jesh në krye të Kuvendit do të thotë t’i shërbesh Republikës. Kuvendi është shtëpia e të gjithë qytetarëve tanë. Një Kuvend funksional është parakusht për një shtet të fortë dhe një demokraci të qëndrueshme. Sot në këtë sallë kemi një detyrë të përbashkët: t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri. Kemi dallime, por përgjegjësitë i kemi të përbashkëta”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu ishte kandidate edhe në përpjekjet e deputetëve për formimin e legjislaturës së nëntë që përfundimisht rezultoi me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit