

Kina kreu të mërkurën me sukses kërkimin dhe rimarrjen e parë të saj në det të kapsulës së kthimit të një anijeje kozmike me ekuipazh, tha Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.
"Mengzhou" (Anija ëndërr), anije kozmike e brezit të ri e Kinës për misione me ekuipazh, kreu me sukses një test ndërprerjeje të presionit dinamik maksimal dhe arriti një ulje të sigurt në det. Testi u krye gjatë një prove fluturimi demonstrimi dhe verifikimi në lartësi të ulët të raketës bartëse "Marshimi i Madh-10".
Më 12:20 sipas orës së Pekinit, ekipi i kërkimit dhe shpëtimit në det përfundoi rimarrjen e kapsulës së kthimit. Suksesi ofroi përvojë kyçe për funksionimin e ardhshëm të stacionit hapësinor dhe zbritjen në Hënë me ekuipazh, tha Agjencia.
Anija kozmike "Mengzhou" është projektuar kryesisht për eksplorimin hënor me ekuipazh të Kinës dhe mund të përdoret gjithashtu për funksionimin e stacionit hapësinor. Kapsula e saj e kthimit është e aftë për përdorim të shumëfishtë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






