

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Stairs”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit. Kishte fshehur pistoletën, në papafingon e banesës së tij, arrestohet 28-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit dhe celulari i të arrestuarit. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus kapjen e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, operacione këto të zhvilluara si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 u finalizua operacioni i koduar “Stairs”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në fshatin Pezë e Vogël. Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet e fshehur në papafingo, 1 armë zjarri pistoletë që mbahej pa leje, nga i arrestuari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






