

Krusita ishte e ftuar sot në “Shqipëria Live” pas eliminimit nga loja në spektaklin e djeshëm.
Asaj iu kërkua të bënte një koment për të gjithë banorët, mes tyre dhe Rogertin, ndaj të cili u tregua më e ashpër.
Ajo e cilësoi si të paedukatë dhe tha se është ofenduesi më i madh i të gjithë sezoneve të “Big Brother”.
“Është i paedukatë dhe mendon se mund të jetë si dikush që ka qenë dikur. Mendon se e vetmja mënyrë për të çarë në lojë është të sulmojë njerëzit në pika që nuk preket. Duke ofenduar… Prandaj do ja lëmë ofenduesi më i madh i të gjithë Big Brother-ave.”– tha ajo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






