Transmetuar më 11-02-2026, 12:58

Nga foltorja e selisë blu, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama kishte planifikuar një skenar gjakderdhjeje gjatë protestës së djeshme të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Berisha falënderoi qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për pjesëmarrjen paqësore, duke e cilësuar protestën si një kapitull të ri në kryengritjen paqësore të shqiptarëve kundër “narkoregjimit” të Ramës.

“Pas 20 shkurtit të vitit 1991, 10 shkurti i vitit 2026 do të shënohet në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor. Një mirënjohje e pakufishme u takon atyre që me protestën e tyre rikthyen shpresën dhe besimin e shqiptarëve në triumfin mbi narkoshtetin,” u shpreh Berisha.

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se Shqipëria sot nuk është më e njëjta si dje dhe vlerësoi sakrificën e qytetarëve të gatshëm të mbrojnë vlerat më të çmuara të njeriut. Ai përmendi se protesta e djeshme ka bindur shqiptarët se fitorja mbi regjimin e Ramës është e sigurt.

Në linjë me këtë, analisti Blushi deklaroi se revolta dhe zemërata popullore kanë hyrë në një fazë të re përballjeje dhe do të përshkallëzohen, duke e cilësuar Ramën si një “kufomë politike” që duhet hedhur sa më parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit