Transmetuar më 11-02-2026, 11:44

Kosovë- Naim Murseli, i dyshuari si porositës i vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, ka kërkuar nga gjykata që të takojë fëmijët e tij si dhe biznesmenin Behgjet Pacollin.

Lidhur me kërkesën për takimin me fëmijët, gjykata ka bërë të ditur se është në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet suedeze. Ndërsa për kërkesën për komunikim me Pacollin, ajo është refuzuar.

“Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze, jemi në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa për kërkesën që keni bërë për të komunikuar me Behgjet Pacollin, ajo është kërkesë që nuk lejohet sepse hyn në kategorinë e personave që nuk e lejon ligji”, i është thënë Murselit nga Gjykata.

Nuk dihet ende arsyeja pse Murseli ka kërkuar të takohet me Pacollin, megjithatë kujtohet se ai ka qenë këshilltar i tij në vitin 2017, gjatë kohës kur Pacolli mbante postin e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Për vrasjen e Liridona Ademajt po akuzohen tre persona: bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Pllana dhe Kushtrim Kokalla. Procesi gjyqësor ndaj tyre vijon.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit