Transmetuar më 11-02-2026, 11:41

Një grabitje e pazakontë është regjistruar në Turqi, ku një 26-vjeçar ka vjedhur një dyqan bizhuterish në qytetin Kayseri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me… gomar.

Sipas mediave turke, i riu ka hyrë në dyqan duke thyer xhamin me një levë dhe ka marrë një sasi bizhuterish ari. Ajo që e bën ngjarjen të veçantë është mënyra e arratisjes: autori është larguar duke hipur mbi një gomar.

Momenti i largimit të tij është kapur nga kamerat e sigurisë, pamje që kanë ndihmuar edhe në identifikimin e autorit.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 26-vjeçarit disa orë pas grabitjes. Gjatë kontrolleve, efektivët kanë gjetur edhe sendet e vjedhura, të cilat i riu i kishte groposur në një parcelë toke.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit