

Shpërndante foto dhe video me përmbajtje seksuale me të mitur në internet, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim 24 vjeçarin Ilirian Muça, i akuzuar për veprën penale ‘Pornografia’
FIER – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasin Ilirian Muça, 24 vjeç, për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal.
Hetuesit veçuan disa pamje foto dhe video të cilat i pandehuri i kishte siguruar në kohë reale përmes aplikacioneve të komunikimit me fëmijë të moshës midis 10 deri 12 vjeç.
Hetimi ka zbuluar se këto materiale pornografike me të mitur kishin burime të ndyshme nga të cilat ishin ruajtur në memorien e pajisjeve elektronike, konkretisht nga komunikime “Chat” të instaluara në telefon, nga navigimi i përdoruesit në internet dhe imazhe të fiksuara direkt nga ekrani i celularit, thotë Prokuroria e Përgjithshme në deklaratën që gjeni më poshtë të plotë:
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1433 të vitit 2025, regjistruar mbi bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, u evidentua se i pandehuri I.M kishte në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale si “Mobile Streaming, Tik Tok, Pinterest.com” në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur në internet.
Me kërkesë të prokurorisë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kontrolli personal dhe i banesës për autorin e dyshuar pandehurit, si dhe sekuestrimi i aparateve celular “Smartphone”, së bashku me të drejtën mbi hyrjen dhe inspektimin e të dhënave në këtë pajisje elektronike për qëllim të veprës penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal.
Nga ekspertiza tekniko-kompjuterike për dy aparatet celular “Smartphone” të sekuestruar nga kontrolli personal i të pandehurit, u arrit të zbulohen një numër i konsiderushëm foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur në internet, me fëmijë në moshë të prezumuar 10-12 vjeç.
Hetimi ka zbuluar gjithashtu se këto materiale pornografike me të mitur kishin burime të ndyshme nga të cilat ishin ruajtur në memorien e pajisjeve elektronike, konkretisht nga komunikime “Chat” të instaluara në telefon, nga navigimi i përdoruesit në internet dhe imazhe të fiksuara direkt nga ekrani i celularit. Në total janë gjetur 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, të cilat kryesisht janë shkarkuar nga aplikacioni “Telegram”.

Pamjet e 22 shtator 2025 kur u arrestua i riu
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






