Transmetuar më 11-02-2026, 11:26

Një tjetër gjyqtar është ndarë nga jeta në moshë të parakohshme, për shkak sëmundjeje të rëndë.

Pas një beteje me shëndetin, është ndarë nga jeta Ded Miri, ish-gjyqtar dhe ish-drejtues gjykate në Kurbin.

Miri e nisi karrierën e tij më shumë se 30 vite më parë, por më herët rruga e tij e jetës u ndërtua mes vuajtjes, qëndresës dhe shërbimit publik.

I mbijetuar i persekutimit komunist dhe ish i dënuar në Burgun e Spaçit, ai mbajti mbi vete pasojat e atyre viteve.

Kur në Shqipëri u rikthye pluralizmi politik, Miri shërbeu për disa vite në sistemin policor e më pas për gati 30 vite në sistemin e drejtësisë si gjyqtar.

Kolegët tregojnë se edhe pse me shëndet të rënduar, ai ishte gjithmonë në krye të detyrës, në sallën e gjyqit edhe me oksigjen, duke dhënë një shembull të rrallë vullneti dhe përgjegjësie. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit