

SUEDI – Etrit Berisha po kalon një periudhë reflektimi për të ardhmen e tij te Hacken, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një largimi nga klubi suedez.
Edhe pse 36-vjeçari mbetet një nga pikat kyçe të skuadrës, ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka zbuluar së fundmi se ka përjetuar probleme fizike serioze gjatë sezonit të kaluar, të cilat nuk i kishte bërë publike më parë.
Berisha ka rrëfyer se për shkak të ngarkesës së lartë dhe gjendjes fizike, ka qenë i detyruar të konsumojë ilaçe çdo ditë.
“Kur stërvitemi në bar natyral është më mirë, por në bar artificial përkeqësohem menjëherë. Unë kam marrë ilaçe çdo ditë në sezonin e kaluar, kur kishte shumë ndeshje dhe unë nuk e dëgjova trupin tim”, është shprehur ai.
Portieri thekson se tashmë prioritet mbetet shëndeti, ndërsa vendimi për të ardhmen do të merret pas konsultave me mjekët.
“Kontrolle? Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj. Do të flas me doktorin dhe shpresoj që më pas të marr një vendim. Largim nga Hacken nëse më thotë mjeku? Po, mund të ndodhë”, ka deklaruar Berisha, duke lënë të hapur mundësinë e ndarjes me klubin suedez.
E ardhmja e gardianit shqiptar mbetet kështu në pikëpyetje, me gjithçka që do të varet nga gjendja e tij fizike dhe rekomandimet mjekësore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






