

Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje sot Sali Berishës pas protestës kombëtare të demokratëve mbrëmë, duke deklaruar se refuzon kërkesën për qeveri teknike, ndërsa e quajtur tubimin si jashtënxjerrje në bulevard.
Rama bën të qartë në deklaratën publike se zgjedhjet më të afërta do të jenë ato lokale më 2027. Ndërsa paralajmëron se do të korrë fitore edhe më të thellë se më 2025:
"Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet".
Duke përforcuar këtë deklaratë që i pret rrugën dialogut dhe negociatave për qeveri teknike, Rama thotë: "ndërkohë ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian" që nënkupton se ai synon ta përfundojë mandatin e katërt që përfundon në 2029.
Refuzimi i Ramës për të pranuar kërkesën e opozitës për qeveri teknike e cila do të përgatiste zgjedhje të parakohshme parlamentare, vjen në kohën që ai ka pozitat më të dobëta në 13 vite qeverisje. Pjesa kryesore e kabinetit qeveritar është zhytur në arrati, arrestime, ndjekje penale dhe procedime për akuza të shumta korrupsioni. Ndërsa në shumë institucione varësie, si AKSHI dhe në disa bashki, gjithashtu ka ndodhur i njëjti fenomen.
Pjesa më e madhe e zyrtarëve të përballur me këtë dukuri, refuzojnë të japin dorëheqjen dhe po mbështeten publikisht nga kreu i qeverisë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






