Transmetuar më 11-02-2026, 09:42

Prokuroria e Vlorës ka zhvilluar një veprim hetimor në ambientet e Bashkisë së Vlorës, ku janë sekuestruar disa dosje që lidhen me kontratat e plazheve. Sipas informacioneve, dy oficerë të Policisë Gjyqësore kanë vepruar me urdhër sekuestrimi në Zyrën e Aseteve, duke marrë dokumentacion që i përket periudhës 2023–2025.

Në fokus të verifikimeve mësohet se kanë qenë procedurat për ndarjen dhe parcelizimin e hapësirave të plazheve, si dhe kontratat e lidhura gjatë këtyre viteve. Oficerët e OPGJ-së kanë qëndruar në ambientet e bashkisë nga ora 13:00 deri rreth orës 23:00, ku kanë kryer kontrollin dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.

Në përfundim të veprimeve, Prokuroria ka sekuestruar dosjet dhe kontratat që lidhen me menaxhimin e plazheve për periudhën nën hetim, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme nga organet kompetente.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit