Transmetuar më 11-02-2026, 09:03

Deputetja e Partisë Socialiste, ish ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në qeverinë e Edi Ramës, bën thirrje për dialog mes mazhorancës dhe opozitës.

Në një komunikim të shkurtër publik përmes rrjeteve sociale, deputetja socialiste Milva Ekonomi kritikon incidentet e dhunshme të protestës së Partisë Demokratike dhe bën thirrje për dialog duke theksuar se ajo duhet të zëvendësojë dhunën:

"Protesta është e drejtë demokratike, por vetëm kur është paqësore. Refuzojmë dhunën, zgjedhim dialogun".

Kjo është hera e parë që një eksponent i lartë i Partisë Socialiste bën thirrje për dialog mes mazhorancës dhe Partisë Demokratike. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit