

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, ndërsa në veriperëndim reshje në formën e shtrëngatave.
Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore e në jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/sek
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






