

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës tha se tërmeti sonte, ishre me potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve materiale
Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 10/02/2026 n’ora 22:05 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit
Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.144; 20.985) 23 km Lindje të Prizrenit.
Tërmeti në fjalë është ndierë dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikonte qytetarët dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës së lartë, tha Shërbimi Gjeologjik.
Ndërsa shtoi: Njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






