Transmetuar më 10-02-2026, 22:42

10 shkurt 2026 – Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së martës në zonën kufitare mes Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Kukësit dhe zonat përreth.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur epiqendrën në zonën e Peskovës, në Maqedoninë e Veriut, me magnitudë 4.8 ballë dhe thellësi rreth 5 kilometra.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet përkatëse po monitorojnë situatën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit