Transmetuar më 10-02-2026, 22:34

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike është regjistruar më 10 shkurt 2026, në orën 21:05:27 UTC (22:05:27 sipas orës lokale).

Epiqendra e tërmetit ndodhej në koordinatat 42.1911 N / 20.9647 E, rreth 19 kilometra në lindje të Prizrenit dhe 15 kilometra në veriperëndim të Tearcës, në Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen dukshëm në disa zona përreth.

Nga të dhënat e viteve të fundit, një tërmet i tillë me fuqi gati 5 ballë dhe thellësi 5 km rezulton i rrallë për Kosovën.

Sipas vlerësimeve, epiqendra ndodhej rreth 47 kilometra në lindje të Krumës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dukshëm nga banorët, duke shkaktuar panik të përkohshëm

Deri tani nuk ka raportime zyrtare për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët, me qindra komente të publikuara në platformat e raportimit sizmik.

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 10/02/2026 në ora 22:09 sipas kohës lokale, territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.

Instituti thotë se thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 23 km Lindje të Prizrenit.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart, njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit