

Kukës, 10 shkurt 2026, 22:18 – Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit dhe zonat përreth.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur epiqendrën në zonën e Peskovës, në Maqedoninë e Veriut, me magnitudë 4.8 ballë. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në disa zona të Kosovës dhe në veriun e Shqipërisë.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe priten informacione të mëtejshme zyrtare.
Lajmi në përditësim…
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






