

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi protestën e rradhës së opozitës, e cila do të mbahët më 20 shkurt. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se Rama është i gatshëm të ta shkëpusë Shqipërinë nga Bashkimi Europian, për t’i shpëtuar drejtësinë.
"Shqiptarët panë dhe bota pa, se si kryehajduti i kombit për të mbrojtur plaçkën e tij dhe të Lubi Ballukut është i gatshëm të ta shkëpusë Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Por dhe ne jemi të gatshëm, më të gatshëm se kurrë që ti japim atë që meritojnë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Në datën 20 shkurt është dita jonë, është dita e fitore, nderim të gjithë protestuesve. Fitore," deklaroi Berisha
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






