Transmetuar më 10-02-2026, 20:58

Tiranë, 10 shkurt 2026 – Gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, numri i punonjësve të policisë që janë lënduar dhe dërguar në spital ka arritur në 12.

Incidentet ndodhën në momentet kur disa protestues hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta drejt kordonit të policisë, duke shkaktuar flakë dhe tym në zonë. Përveç forcave të rendit, janë raportuar lëndime edhe për gazetarë dhe operatorë mediatikë, përfshirë një gazetar të huaj.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të marrë masat e nevojshme për sigurinë publike. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar duke dënuar përdorimin e dhunës dhe duke falenderuar punonjësit e policisë për profesionalizmin dhe maturinë e treguar gjatë protestës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit