

Tiranë, 10 shkurt 2026 – Pas përshkallëzimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi në rrjetet sociale, duke dënuar dhunën gjatë tubimit.
“E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shtetit. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj”, shkruan Koçiu.
Ministrja falenderoi punonjësit e policisë për profesionalizmin dhe maturinë e treguar përballë çdo provokimi. Sipas saj, Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe sigurinë e qytetarëve dhe të pronës publike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






