Transmetuar më 10-02-2026, 19:08

Tiranë, 10 shkurt 2026 – Protesta kombëtare e Partisë Demokratike, e zhvilluar mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, u përmbyll me tensione dhe incidente.

Kulmi i tubimit u shënua gjatë fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, e cila u pasua nga veprime të dhunshme nga një pjesë e protestuesve. Pas përfundimit të fjalimit, disa persona hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Në pamjet e transmetuara nga vendngjarja, Berisha u pa duke tundur flamurin kombëtar, ndërsa protestuesit përsëritën skenarin e protestës së mëparshme, me hedhje mjetesh piroteknike dhe objekteve zjarrvënëse.

Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa forcat e rendit ishin të pranishme në perimetrin e sigurisë për të menaxhuar situatën.

Protesta ishte pjesë e aksionit opozitar kundër qeverisë dhe u zhvillua pasditen e sotme me pjesëmarrjen e mbështetësve nga Tirana dhe rrethet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit