

Tiranë, 10 shkurt 2026 – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, iu bashkua mbrëmjen e sotme protestës kombëtare të opozitës, e thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, përpara godinës së Kryeministrisë.
Salianji u shfaq në shesh i shoqëruar nga disa prej mbështetësve të tij, duke u angazhuar në takime dhe përshëndetje me protestuesit demokratë të pranishëm. Prania e tij në protestë u vlerësua si pjesë e angazhimit të tij politik për ndryshime brenda Partisë Demokratike.
Një ditë më parë, Salianji u kishte bërë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës që të merrnin pjesë masivisht në protestën e thirrur, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar ndaj situatës politike në vend.
Protesta para Kryeministrisë është pjesë e aksionit opozitar kundër qeverisë dhe po zhvillohet në mënyrë paqësore, me pjesëmarrjen e mbështetësve nga Tirana dhe rrethet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






