Transmetuar më 10-02-2026, 15:48

GREQI- Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar shqiptar. Ai eshtë arrestuar nga autoritetet helene, pasi u kap me lënëdë narkotike. Mediat greke shkruajnë se shtatë pako najloni me ekstrakte bimore kanabisi, me një peshë totale bruto prej 21.4 gram, u gjetën në posedim të tij.

Në një kontroll të kryer në shtëpinë e 24-vjeçarit shqiptar, me pjesëmarrjen e Ekipit të Operacioneve Speciale të Pireut të Autoritetit Qendror Portual të Pireut dhe asistencën e një qeni policor për zbulimin e drogës, janë lokalizuar dhe konfiskuar më shumë se 1,5 kilogramë kanabis të papërpunuar, 485 gram kanabis të përpunuar, 35 gram kokainë, si dhe katër pajisje celulare.

Hetimi paraprak po kryhet nga Autoriteti Qendror Portual i Pireut, ndërsa substancat e sekuestruara do të dërgohen në Laboratorin Shtetëror të Përgjithshëm Kimik për ekzaminim laboratorik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit