

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar ditën e sotme nga Gjykata Speciale. Lajmin për lirimin e tij është bërë i ditur nga djali i tij, Flakron Shala. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shala ka shkruar “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi, ata i urojnë mirëseradhjen ish-luftëtarit, Haxhi Shala.
“Mirë se vjen, bashkëluftëtar! Të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë pranë familjes dhe njerëzve të tu”, shkruan OVL e UÇK-së.
Haxhi Shala është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kjo pasi ai akuzohej për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






