

TIRANË – Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion një platformë digjitale të përbashkët për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm, njofton Agjencia për Media dhe Informim (MIA).
Ky sistem shënon një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional dhe e pozicionon Shqipërinë ndër vendet e para në Evropë që aplikon një zgjidhje të integruar elektronike për trajtimin dhe koordinimin e proceseve të rikthimeve.
Sipas MIA, përfitimet kryesore të platformës përfshijnë:
procedura më të shpejta,
ulje të barrës administrative,
koordinim më të mirë institucional,
transparencë më të lartë,
dhe procese të standardizuara.
Sistemi funksionon si një platformë digjitale e përbashkët, e cila menaxhon rastet e emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territor, duke përpunuar të dhënat në kohë reale dhe duke siguruar shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve të dy vendeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






