

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, lidhur me ish-kreun e UÇK-së, Hashim Thaçi.
Në një postim në Facebook, Rama ka përdorur shprehjen “idiot ndërkombëtar” për të komentuar prokurorin Hawling, ndërsa shoqëroi statusin me një figurë të tipit “klloun”.
Në fjalën e tij gjatë ditës së dytë të gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së, Prokuroria pretendon se Thaçi ka manipuluar disa diplomatë që kanë dëshmuar në favor të tij, duke vënë në dyshim besueshmërinë e dëshmive të disa figurave të larta politike, përfshirë edhe James Rubin, ish-ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






