Transmetuar më 10-02-2026, 12:59

I pandehuri Henrik Hoxhaj, i akuzuar në kuadër të dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykata e Posaçme, duke zbuluar detaje mbi skemën e porosisë së dhunshme ndaj biznesmenit Lulzim Masha.

Sipas dëshmisë së tij, porosia ishte bërë nga Nuredin Dumani, i cili i kishte ofruar 150 mijë euro për goditjen ndaj djalit të Mashës dhe 100 mijë euro për vetë biznesmenin. Hoxhaj tha se objektivi kryesor ishte djali, por nuk u arrit të lokalizohej, pasi ai qëndronte në Maqedoni.

“Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, sepse rrinte në Maqedoni”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai shtoi se, sipas dijenisë së tij, Lulzim Masha ka një shkollë private në Tiranë dhe banon në zonën e ish-Bllokut, ndërsa theksoi se porosia fillestare kishte të bënte vetëm me djalin dhe jo me vetë Mashën.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj përmendi edhe një konflikt familjar: një nga vëllezërit Dizdari kishte qenë i fejuar me vajzën e Mashës, por marrëdhënia ishte ndërprerë. Sipas tij, dhëndri kishte kaluar prona në emër të vjehrrit dhe kunatit, të cilat më pas nuk u kthyen pas ndarjes.

Hetimi në kuadër të dosjes “Plumbi i artë” vijon, ndërsa dëshmitë po hedhin dritë mbi mekanizmin e porosive me pagesë dhe konfliktet që fshihen pas tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit