Transmetuar më 10-02-2026, 12:35

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për trafik droge

Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro në Tiranë, në kuadër të një operacioni kundër pastrimit të parave, në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Shqipëri dhe Itali.

Operacioni i koduar “Burimi” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Me vendim të Gjykatës së Tiranës, u vendos sekuestro preventive mbi:

1 apartament në zonën e Selitës

1 garazh në Selitë të Vogël

Pasuritë i përkasin:

Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike

Gjino Lleshaj, alias Shkëlqim Lleshaj, 44 vjeç, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike

Sipas policisë, vlera totale e pasurive të sekuestruara arrin rreth 200 000 euro.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera me burim kriminal, në pronësi të këtyre shtetasve apo personave të lidhur me ta.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit