

DURRËS – Një i moshuar 74-vjeçar ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 shkurt në qytetin e Durrësit. Viktima, shtetasi H. D., dyshohet se është dëmtuar rëndë pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës së tij.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se i moshuari ka pësuar lëndime serioze dhe fraktura, kryesisht në pjesën e kokës. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai u transportua drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike po ndiqen nga Prokuroria.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 9 shkurt, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrësit drejt Spitalit të Traumës, shtetasi H. D., 74 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






