Transmetuar më 09-02-2026, 22:59

Banorja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime dhe diskutime gjatë prime-it të së shtunës, duke përmendur drejtpërdrejt emrin e moderatores Marina Vjollca.

Gjatë një momenti publiciteti, teksa bisedonte me DJ Gimbo dhe po sistemontedhuratat e ardhura nga sponsorët e programit – mes tyre edhe një dhuratë nga brendi i Marina Vjollcës – Selin u shpreh se në të kaluarën kishte qenë e ftuar në një emision televiziv, ku, sipas saj, i ishte kërkuar të bënte një deklaratë të pavërtetë për të krijuar jehonë mediatike.

“Ka qenë prezantuese këtu te Topi, tani ka bërë këtë brand-in. Më ka ftuar njëherë në emision, për një panel sportiv dhe më ka thënë: ‘Do dalësh dhe do thuash që më ka ngacmuar një futbollist i Spanjës, se bëhet virale’”, u shpreh Selin gjatë bisedës.

Ajo shtoi se e kishte refuzuar këtë kërkesë. “Unë i kam thënë ‘jo’”, tha banorja, ndërsa pjesa e mëtejshme e fjalisë nuk u dëgjua qartë për shkak të zërit të ulët dhe mikrofonit.

Selin Bollati nuk e specifikoi kohën kur, sipas saj, ka ndodhur kjo ngjarje, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Marina Vjollca ka moderuar emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel deri në vitin 2017, periudhë gjatë së cilës Selin do të kishte qenë ende e mitur, çka ngre pikëpyetje mbi rrethanat e pretendimit.

Nga ana tjetër, Marina Vjollca ka qenë moderatore edhe e emisionit “Kampionët” në TV Klan gjatë Euro 2024, çka hap mundësinë që deklarata e Selinit t’i referohet një periudhe më të vonshme.

Selin Bollati ka qenë më herët e angazhuar në TV Klan si balerinë në “E diela shqiptare”, si edhe si prezantuese e “Kënga Magjike 2024”, duke pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm me këtë televizion.

Pa një sqarim të qartë mbi kohën dhe rrethanat konkrete të ngjarjes, deklarata mbetet e paqartë dhe e hapur për interpretime të ndryshme. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga Marina Vjollca lidhur me pretendimet e Selin Bollatit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit