Transmetuar më 09-02-2026, 23:20

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Bruno Shemsho, ka komentuar zhvillimet e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, gjatë një interviste televizive, duke u ndalur te raporti mes dy banorëve, Brikena dhe Mateo.

I pyetur nëse Brikena mund të ketë një lidhje jashtë shtëpisë që e bën të tërhiqet nga një afrim i mundshëm me Mateon, apo nëse thjesht nuk ndjen pëlqim për të, Shemsho u shpreh se anon më shumë nga varianti i dytë.

“Unë po e marr të mirëqenë që ajo thjesht nuk e ka qejf. Pastaj, se çfarë ka jashtë nuk e di, kam parë shumë lajme që flasin për një lidhje të mundshme”, u shpreh ai.

Megjithatë, sipas Shemshos, ekziston edhe një element që ngre pikëpyetje lidhur me situatën sentimentale të Brikenës.

“Di një fakt: një ish me të cilin ajo ka pasur marrëdhënie, ajo e ka ende ‘follow’ në rrjetet sociale, kështu që edhe kjo është pak pikëpyetje”, tha ai.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një personazh publik, Shemsho e mohoi këtë mundësi.

“Jo, nuk është personazh publik. Thjesht ma treguan që është ish-i i saj. Por në thelb, ajo thjesht nuk e ka qejf Mateon, kjo është e gjitha”, përfundoi ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit