

RROGOZHINË – Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar në Policinë e Rrogozhinës, pasi u shpall fajtor për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.
Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit e Posaçëm, e cila e dënoi Memollën me 1 vit burgim. Si dënim plotësues, gjykata vendosi edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Sipas akuzës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Edison Memolla ka ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani me qëllim që të mos i ndërpritej energjia elektrike një abonenteje debitore. Ky veprim, sipas SPAK, synonte që bashkëshortja e saj të votonte në favor të Memollës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






