Transmetuar më 09-02-2026, 21:41

KOSOVË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, 43 ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Vendimi u miratua me 11 vota pro nga anëtarët e KQZ-së.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka dalë fituese me 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 20.19 për qind të votave, që përkthehen në 22 mandate parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13.24 për qind të votave, ose 15 vende në Kuvend, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.50 për qind, duke fituar 6 ulëse.

Me certifikimin e rezultateve, hapet rruga për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e institucioneve të reja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit