

Në Guangzhou mbahet më 10 shkurt takimi i zyrtarëve të lartë të APEC-ut
Në Guangzhou të Kinës, pritet mbahet këtë të martë më 10 shkurt takimi i zyrtarëve të lartë të APEC-ut. Ky është takimi i parë për 2026 me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të 21 vendeve anëtare.
Takimi që pritet të zhvillohet në qytetin Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës Jugore është planifikuar të ketë pjesëmarrjës dhe me fjalë hapjeje, ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, raporton noa.al.
Kina, është mikpritëse e Takimit të 33-të të Udhëheqësve Ekonomikë të APEC-ut. Takimi shihet si një mundësi për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe rritjen globale.
Më herët, Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës Ma Zhaoxu kishte pohuar se organizimi i Takimit të 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC nga Kina, i jep një vrull të fortë bashkëpunimit rajonal në Azi-Paqësor dhe do të ofrojë siguri, stabilitet dhe energji pozitive më të madhe për rritjen ekonomike globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) është mekanizmi i bashkëpunimit ekonomik i nivelit më të lartë që gëzon fushëveprimin më të gjerë dhe ndikimin më të rëndësishëm në rajonin e Azi-Paqësorit.
Çfarë është APEC
Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) është një forum ndërqeveritar i përbërë nga 21 vende anëtare të Shteteve të Paqësorit, i cili promovon tregtinë e lirë në të gjithë rajonin e Azi-Paqësorit. Frymëzuar nga suksesi i serisë së konferencave post-ministrore të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që filluan në mesin e viteve 1980, APEC u krijua në vitin 1989 në përgjigje të ndërvarësisë në rritje të ekonomive të Azi-Paqësorit dhe formimit të blloqeve tregtare rajonale në pjesë të tjera të botës. Qëllimi ishte gjithashtu krijimi i tregjeve të reja për prodhimet bujqësore dhe lëndët e para jashtë Evropës. Me seli në Singapor, APEC njihet si një nga koalicionet kryesore shumëpalëshe dhe një nga forumet më të mëdha në rajonin e Azi-Paqësorit, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm global.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






