Transmetuar më 09-02-2026, 20:13

Rama: Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Hagës për dënime të rënda ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur tronditje dhe vështirësi për të kuptuar arsyetimin pas kësaj pretence.

“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!”, shkruan Rama.

Sipas tij, arsyeja e mungesës së një reagimi të menjëhershëm lidhet me pamundësinë për të kuptuar logjikën e ndjekur nga Prokuroria.

“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe, si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur…”, thekson kryeministri.

Rama shton se i duhet kohë për ta përballuar atë që u paraqit nga Prokuroria në Hagë, duke e cilësuar qëndrimin e saj si tejet të rëndë dhe tronditës për opinionin publik.

“Ndjesë, më duhet kohë ta përtyp gjithë atë që u nxor sot nga ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, përfundon reagimi i tij.

Deklarata e Ramës vjen në një moment kur zhvillimet në Gjykatën Speciale të Hagës kanë shkaktuar reagime të forta politike dhe publike në Shqipëri dhe Kosovë.

Pretenca e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkoi 180 vjet burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike”, tha Rama.

Deklarata e plotë:

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit