

Majko: Procesi në Hagë deformon Luftën e Kosovës dhe amniston Millosheviçin
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ashpër lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ngjarjet e Luftës së Kosovës, duke deklaruar se ky proces po deformon realitetin historik dhe thelbin e asaj që ka ndodhur gjatë konfliktit.
Sipas Majkos, gjykimi në Hagë fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit, i cili u rreshtua në krah të shqiptarëve përballë veprimeve shtetërore të Serbisë, të trajtuara nga e drejta ndërkombëtare si krime lufte.
“Ky proces i deformuar në Hagë po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Millosheviç, të akuzuar për krime lufte në Kosovë”, shkruan Majko në reagimin e tij.
Në përfundim, ish-kryeministri shpreh shqetësim të thellë për pasojat që mund të sjellë ky proces, duke ironizuar se, pas këtij gjykimi, “mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet t’i paguajë Serbisë”, reagim që e mbyll me fjalën: “Turp!”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






