

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u prezantua këtë të hënë si Inspektor i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, pas lirimit nga kjo detyrë të Shkëlqim Hajdarit, i cili tashmë është emëruar prefekt i Qarkut të Tiranës.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e prezantoi Sulën para vartësve të inspektorateve dhe tha se “mbështetja e saj do të jetë maksimale”.
Kurse ish-deputeti demokrat që nuk arriti të marrë mandat parlamentar as nga PD dhe as nga parti të tjera që u fut në diskutime, në ceremoninë e sotme të prezantimit tha se me vartësit do të ketë marrëdhënie shumë të mira me të, për aq kohë sa do të përmbushin detyrimet që u takojnë me ligj.
“E shfrytëzoj rastin në këtë moment për të qenë i sinqertë, pavarësisht faktit se me ministren dhe ish-kolegen Gjylameti, si dhe me Kryeministrin Rama, kemi qenë përballë njëri-tjetrit, sepse kështu funksionon demokracia. Ne asnjëherë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por si njerëz që duhet të punojnë për të çuar diçka përpara për Shqipërinë. Për mua, kjo është një sfidë dhe një ‘dorëzë e hedhur’ nga Kryeministri për të përmbushur këtë detyrë. Nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe”, vijoi ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






