Transmetuar më 09-02-2026, 17:12

TIRANË – Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është ndaluar shtetasi Gjergji Fela, i dyshuar për krijimin dhe drejtimin e një skeme mashtruese fiskale, e cila dyshohet se ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Gjergji Fela, 50 vjeç, hetohet për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)” dhe “Fshehje e të ardhurave”, të parashikuara nga nenet 144/a dhe 180 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 5787 të vitit 2024, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, ka rezultuar se subjekti tregtar “Dorina Fela” ka realizuar shitje të dyshuara fiktive në vlerën totale 149,875,867 lekë.

Si pasojë e këtyre veprimeve, dëmi i përllogaritur ndaj buxhetit të shtetit arrin në 62,670,861 lekë. Sipas organit të akuzës, veprimtaria e dyshuar e paligjshme është realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për tatimin mbi fitimin, duke cenuar drejtpërdrejt interesat financiare të shtetit.

Prokuroria bën me dije se nga veprimet hetimore ka rezultuar se Gjergji Fela ka pasur rol organizues dhe drejtues në këtë skemë mashtruese, duke përdorur subjektin tregtar të regjistruar në emër të bashkëshortes së tij për realizimin e veprimeve të dyshuara fiktive.

Në kuadër të këtij procedimi penal, ndaj tij është vendosur masa e ndalimit, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës mashtruese dhe pasojave financiare që ajo ka sjellë për buxhetin e shtetit.

Krijoi skemë mashtruese fiskale me 150 mln lekë shitje fiktive duke dëmtuar buxhetin e shtetit, me kërkesë të Prokurorisë Tiranë arrestohet shtetasi Gj.F.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u rrestua shtetasi Gj.F., i dyshuar për veprat penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’ parashikuar nga nenet 144/a dhe 180 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penl nr.5787 të vitit 2024, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Hetimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, rezultoi se subjekti tregtar ‘Dorina Fela’, ka kryer shitje të dyshuara fiktive në vlerën totale 149,875,867 lekë, duke shkaktuar një dëm të përllogaritur ndaj buxhetit të shtetit në vlerën 62,670,861 lekë.

Këto veprime janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skemë mashtruese fiskale, që synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.

Në kuadër të këtij procedimi penal, u ndalua shtetasi Gj.F., i dyshuar për përfshirje në kryerjen e veprimeve të paligjshme. Nga veprimet e deritanishme, rezultoi se ky shtetas ka pasur rol organizues dhe drejtues në këtë veprimtari, duke përdorur subjektin në emër të bashkëshortes së tij për realizimin e skemës mashtruese.

Hetimet vijojnë në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës mashtruese dhe pasojave financiare të saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit