Transmetuar më 09-02-2026, 16:13

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka dalë nga spitali pasi ka kaluar me sukses problemet e fundit shëndetësore dhe është rikthyer në banesën e tij.

Rreth pesë ditë më parë, Moisiu u shtrua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut.

QSUT ka publikuar edhe një fotografi të ish-presidentit Moisiu së bashku me një nga mjeket që u kujdes për trajtimin e tij, duke shprehur mirënjohje dhe urime për shëndet të plotë.

“Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Gjendja e tij shëndetësore vijon të monitorohet nga mjekët, ndërsa familjarët kanë konfirmuar se ai po rikuperohet normalisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit