Transmetuar më 09-02-2026, 14:54

Një incident i rëndë është raportuar së fundmi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi brenda ambienteve shkollore.

Bazuar në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se mësimdhënësi godet nxënësin, ndërsa ky i fundit tenton të vetëmbrohet duke e shtyrë me këmbë. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe shqetësim të madh në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te siguria dhe mbrojtja e nxënësve në institucionet arsimore.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në këtë incident, ndërsa mediat kanë dërguar pyetje zyrtare në Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin dhe veprimet e mundshme hetimore.

Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, autoritetet policore nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Ngjarja pritet të hetohet nga institucionet kompetente, ndërsa publiku kërkon transparencë dhe masa të menjëhershme për raste të tilla brenda shkollave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit