

TIRANË – Një moment emocional ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku banorët Stenaldo dhe Luizi kanë shkëmbyer fjalë prekëse gjatë një bisede.
Stenaldo i ka shprehur Luizit se rifutja e tij në shtëpi i ka sjellë shumë buzëqeshje dhe lumturi: “Jemi njerëz, jemi emocionalë. Jam takuar me ty në disa pika të zemrës, nuk ma merrte mendja. Më ke sjellë buzëqeshjen, i ke dhënë një energji të mirë shtëpisë, më ke lejuar të shpalos anë të tjera të vetes. Jam i lumtur shumë që ke ardhur.”
Nga ana tjetër, Luizi ka ‘hapur zemrën’, duke treguar momentet e vështira që ka kaluar: “Mos hiq dorë, mos u bë djalë i keq. Mos bë gabim të bësh lëvizje të papritura se vi këtu dhe i vendos flakën shtëpisë. Ty të presin shumë gjëra të bukura jashtë. Ti ke fituar një shok dhe një shoqe të vogël, vajzën time. Do dalim do bëjmë xhiro bashkë, do shkojmë edhe në plazh dhe do i them Lunës ‘kapja dorën Stenaldos dhe ikni lahuni bashkë’.”
Momenti ka emocionuar jo vetëm Stenaldon, por edhe banorët e tjerë, duke rikujtuar se reality show-t shpesh sjellin jo vetëm konkurrencë, por edhe lidhje të forta mes pjesëmarrësve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






