Transmetuar më 09-02-2026, 11:52

TIRANË – Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Privatësia”, duke arrestuar një shtetas kosovar, 37-vjeçarin H. L., i dyshuar për shantazh ndaj një 26-vjeçareje.

Sipas njoftimit të Policisë, H. L. kanosi viktimën përmes thirrjeve dhe mesazheve në një platformë online, duke i kërkuar 100 mijë euro për të mos publikuar në rrjete sociale foto dhe video me përmbajtje intime.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën hetimore dhe në kuadër të operacionit “Privatësia” arrestuan autorin. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit